
Arritja e marrëveshjes historike midis Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit për krijimin e qeverisë është mbështetur edhe nga kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka uruar edhe Ali Ahmetin për urtësinë e lidershipit të tij.
"Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë", shkruan Rama.
15:45h Finalizohet marrëveshja LSDM-BDI në Maqedoninë e Veriut
Arrihet marrëveshja në Maqedoninë e Veriut për krijimin e qeverisë. Lajmin e ka bërë të ditur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Zaev tha se se është arritur marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme.
Liderët e të dy partive kanë dalë në një konferencë, ku Zaev theksoi se ai do të jetë kryeministër i vetëm i vendit për 4 vitet e plota të qeverisë LSDM-BDI, duke lënë të nënkuptohet se kryeministër shqiptar nuk do të ketë, sikurse ishte insisituar nga lideri i partisë shqiptare, Ali Ahmeti.
Ndërkohë, Ali Ahmeti u shpreh se me këtë marrëveshje i është bërë vendit një shërbim i mirë.
“U finalizua arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisjen apo koalicionin për të drejtuar vendin 4 vitet e ardhshme. Pikërisht ky moment ndodh kur vendi përballet me krizën nga epidemia dhe pasojat që shkakton ajo. Duke patur prioritet gjithmonë qytetarët vendit i duhen konstituuar organet që ata të kenë jetën më të sigurtë e më të qetë. Jam i bindur se vendimi ynë i sotëm është mirëpritur nga çdo qytetar. Sigurisht që edhe mirëpritet nga partnerët tanë të cilët kanë ndihmuar që vendi ynë të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Europian. Është me rëndësi të theksohet se ky koalicion ndërtohet në parime për mbarëvajtjen e proceseve më të rëndësishme në end. Jam i bindur që ne sot i kemi bërë një shërbim të mirë vendit dhe qytetarëve tanë. Jam i bindur se ky partneritet që po ndërtohet në këtë mandat 4 vjeçar do të jetë nga më të suksesshmit. Ju uroj suksese qeverisë së ardhshme, ju uroj suksese dhe mbarëvajtje të punëve të këtij koalicioni si dhe nuk dua të marr kohë nga koha juaj. Të gjithë ato që tha zoti Zaev i kemi dakordësuar, zoti na ndihmoftë”, u shpreh Zaev.
I pyetur nga gazetarët nëse kjo marrëveshje ishte ajo që kërkohej prej tij, kreu i BDI u shpreh: “Mendoj që të gjithë ju keni përcjellë të gjithë fushatën. Sigurisht që ideja është për ti afruar njerëzit dhe jo për t’i larguar. E tha edhe zoti Zaev, në Maqedoni ka patur ministër të mbrojtës, kryetar parlamenti shqiptar, çështja e kryeministrit ka qenë që ti afrojë komunitetin shqiptar për të qenë më të bashkuar dhe duhet përshëndetur guximi i zotit Zaev që në 100 ditë do të jetë një shqiptar për kryeministër. Sigurisht që këto 4 vite janë bërë punë të guximshme, punët e guximshme bëjnë guximtar. Shumë përpara nesh, ideologë, demokratë i kanë hartuar disa postulate që në demokraci mund të debatosh, mund të mospajtohesh por nuk është demokraci të bojkotosh dhe sabotosh, kjo nuk është demokraci”.



