Zgjedhjet e djeshme lokale në Kosovë, prodhuan një rezultat të tillë që çojnë në balotazh 21 komuna dhe kandidatë për kryetar komunash.
Lidhur me rezultatin aktual të zgjedhjeve në Kosovë përmes skype, për MCN Tv, analisti Lavdim Hamidi, thotë se ky rezultat ishte i pritshëm meqë gjysma e komunave nuk arriti të kaloj në raundin e parë, dhe se vetëm në disa komuna serbe arriti të fitojë Lista Serbe.
“Ashtu pritej, sepse as gjysma e komunave nuk do të kalojnë në raundin e parë, dhe në shumicën e komunave ne raudin e parë do të fitohet nga Lista serbe, pasi që votat kanë qenë të orkestruara, dhe ka pasur një përgatitje sa më të madhe të votuesve nga Serbia, pasi qe janë komuna më të vogla. Risia më e madhe edhe rënia e madhe në vota e partisë më të madhe në Kosovë, LVV, e cila ne krahasim me zgjedhjet e 14 shkurtit, pra tetë muaj më parë, VV ka humbur 65 përqind të votave në nivel kombëtar. Pra një rënie e madhe e partisë në pushtet, dhe është shënuar një ngritje e votave të PD dhe e LDK.
Lëvizja Vetëvendosje, sipas analistit Hamiti, gaboi me kandidatët që zgjodhi për kryetar komunash, një zgjedhje shumë e dobët, e cila çoi edhe në ndëshkim nga ana e elektoratit.
“VV gaboi me kandidatët që i prezentoi për kryetar komunash, pra ishte një tallje me votuesit, pra menduan se votuesit do ta votojnë liderin e tyre Albin Kurtin, ndonëse kandidatët e tyre në këto zgjedhje ishin shumë të dobët. Ishte rasti me kandidatin e komunës së Mitrovicë së Jugut, pra kandidati pas dy mandatesh, humbi komunën në raundin e parë, dhe kandidati i opozitës fitoi në atë raund, problemi tjetër i VV ishte edhe në komunën e Prizrenit, ku kishte katër vjet keqqeverisje, dhe kandidati nuk e mirëpriti kandidatin me të cilin garuan. Në Prishtinë poashtu garoi me ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili doli pas një vale shumë të rëndë të infektimeve dhe vdekjeve në Kosovë, dmth ishte i lënduar në këto zgjedhje, dhe nuk arriti të kalojë në rrethin e parë dhe detyrohet të kandidojë tashmë prap në balotazh në zgjedhjet e 14 nëntorit.
Analisti nga Prishtinë, vlerëson se tashmë në raundin e dytë për balotazh në zgjedhje lokale, dalin në pah pazaret ne mesin e partive politike, për qeverisjen në komunat e Kosovës.
“ Në raundin e dytë zakonisht priten pazare në mesin e subjekteve politike, pra do të bëjnë marrëveshje për ta përkrahur njëra tjetrën , dhe kjo është e keqja që ndodh zakonisht në zgjedhjet e Kosovës, e mira do të ishte që kandidati që fiton një votë më shumë të zgjidhet kryetar komune, mirëpo kështu meqë kandidati nuk i merr mbi 50 përqind të votave, ka garë të balotazhit.



