Foto / Kate Winslet tregon pse nuk u lidh me Leonardo DiCaprion

Foto / Kate Winslet tregon pse nuk u lidh me Leonardo DiCaprion

Nëse jeni fëmijë i viteve të 90’a, atëherë historia klasike e Titanikut sigurisht se ju ka prekur në zemër qysh nga fillimi.

Eh kush nuk i kujton skenat ikonike nga filmi? Sidomos çiftin kryesor Rose dhe Jack, rolin e të cilëve e luan Kate dhe Leonardo.

Një nga arsyet më të rëndësishme pse Titaniku u pëlqye aq shumë, ishte kimia mes Kate dhe Leonardos në ekran – dhe pothuajse të gjithë prisnin pas filmit që ata të zyrtarizonin lidhjen e tyre si çift.

Por për fat të keq kjo nuk ndodhi kurrë dhe kurrë nuk do të ndodh. Pas kaq shumë vitesh, Kate më në fund ka folur pse dyshja nuk shkoi kurrë përtej miqësisë.

Ishte viti 2008 kur çifti u kthye në ekran me ‘Revolutionary Road’ duke bërë që miliona njerëz të shpresonin se Kate më në fund do të bëhej me Leon – derisa Kate u martua më 2012 me dikë tjetër.

Të gjithë e kemi përjetuar atë moment kur Kate fitoi një Oskar dhe Leo qau me lot pas gëzimit të madh për të. E njëjta ndodhi edhe kur Leo fitoi çmimin, Kate ishte në lot.

Dyshja në mënyrë të përsosur e dëshmojnë se si është një miqësi e vërtetë. Por pse ata nuk shkuan një hap më tej, drejt lidhjes?

Në një intervistë, Kate pati thënë: “Besoj se arsyeja pse miqësia jonë funksionon është se kurrë nuk ka pasur ndonjë gjë romantike”.

“Është zhgënjyese për njerëzit ta dëgjojnë se, historia e dashurisë së Kate dhe Leo bëri për vete miliona zemra, por që në fakt ne kurrë nuk ishim të dashuruar.

Ai gjithmonë më ka parë si një nga miqtë e tij”, kishte thënë ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy