Aktivistja Mirela Ruko, dhunën e ndodhur në kopshtin e palicencuar “Stinët” ku një vogëlusheje 3-vjeçare iu thye këmba nga edukatorja, e sheh si një ngjarje të trishtë dhe flet për një shoqëri që lëngon dhe që nuk mund të rrisë një fëmijë të shëndetshëm.
Nga studio e MCN Live, ajo deklaroi se i gjithë sistemi është i tillë që traumatizon një fëmijë dhe një shoqëri të tërë, pasi kemi institucione shtetërore që kanë lejuar institucione private të palicencuar.
Sipas saj, sot nuk ke më një byrektore të palicencuar dhe jo më kopsht apo çerdhe që edukon fëmijë.
Korrupsioni shkakton pasoja të mëdha, pasi unë nuk mendoj se shteti nuk ka pasur dijeni. Dëmet janë shumë të mëdha që iu shkaktohen familjeve dhe gjithë shoqërisë.
Ka disa fajtorë, që thonë tani do bëjmë punën tonë. Po ne kemi Ministrinë e Arsimit, kemi policinë që nuk mbajtën përgjegjësi.
Gjithçka nuk ka funksionuar, solidariteti tyre nuk na duhet në këtë rast, na duhet përgjegjësi.
Unë si Ministri e Arsimit nuk kam arritur të kontrolloj dot gjithë këto institucione private që hapen pa licencë.
Kemi parë ndër vite që të rinj nuk preferojnë të trajnohen dhe marrin diploma në këtë lloj fushe, por gjimnazistët me nota më të dobëta kanë shkuar të studiojnë në këto degë.
Kemi probleme dhe me kapacitetet në kopshte dhe çerdhe. Shumë prindër detyrohen që t’i çojnë në kopshte dhe çerdhe private.
Një nga emrat që duet përmendur kush është administratori i këtij kopshti.
Nuk besoj se korruptimin e gjithë sistemit e ka bërë edukatorja, por persona që janë aty dhe kanë arritur që të kenë një kopsht pa licencë.
Ky institucion privat i palicencuar ka pasur dhe stafe të pakualifikuar.



