Koncepti i "intolerancës ushqimore" ose "ndjeshmërisë ndaj ushqimit" është shpesh i ngatërruar me alergjitë ushqimore, por ka disa dallime të rëndësishme.
Në fakt, intoleranca dhe alergjia ushqimore mund të ndodhin për shkak të mekanizmave fiziologjikë të ndryshëm që ndikojnë në reagimet e trupit ndaj ushqimeve të caktuara.
Nutricionistja dhe natyropatja Adelajda Gjonaj, e ftuar në programin "Zgjohu me MCN", shpjegon se intoleranca ushqimore është një fenomen që ndodh realisht, por që shpesh abuzohet me përdorimin e këtij termi.
Intoleranca patjetër që ekziston, prandaj duhet vërtetuar çdo patologji të re që del, çdo problem që del në trupin e njeriut, por që ne abuzojmë më këtë term.
Disa nga intolerancat më të njohura përfshijnë intolerancën ndaj laktozës, glutenit dhe histaminës.
Në moment që ne marrim laktozë, është një enzimë që trupi jo të gjithë, të fillojmë të ulin përdorimin e laktozës, është një enzimë që nuk tretet brenda nesh. Psh, kemi dëgjuar kur thonë mos e përzini kafen me qumësht , me laktozë, se behet e patretshme brena trupit tonë, ndërkohe e njëjta gjë qëndron edhe për djathërat.
Kur themi intolernacë ndaj laktozës, çdo gjë hyn në laktozë, çdo qumësht është laktozë.
Nga ana tjetër flasim për Intolerancën ndaj glutenit. Në momentin kur gruri është bërë hibrid, lindi dhe gluteni, që e kemi jo vetëm në grurë, thelb, thekër por e kemi në jonxhë, që e përdor bagëtia, prandaj edhe mishi qe përdorim sot është pa gluten, pula pa gluten, është hequr si enzimë.
Nutricionistja dhe naturopatja flet edhe për simptomat e e intolerancës ndaj laktozës dhe glutenit.
Simptomat e intolerancës ndaj laktozës dhe glutenit janë të ngjashme dhe përfshijnë diarre, fryrje intestinale, përzierje stomaku dhe ngërçe.
Njerëzit që vuajnë nga këto intoleranca mund të ndihen të lodhur, të djersitur dhe mund të kalojnë nga diarreja në kapsllëk.
Ky mund të jetë një sinjal që trupi nuk po e përpunon siç duhet një ushqim të caktuar.
Çdo simptomë e dukshme që lidhet me konsumimin e ushqimeve të tilla duhet të merret seriozisht dhe duhet të bëhet një diagnozë e saktë për të ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.



