Thirrja e kryeprokurorit për hetimin e krimit zgjedhor, Kim: E mbështes fuqishëm këtë thirrje

Thirrja e kryeprokurorit për hetimin e krimit zgjedhor, Kim: E mbështes fuqishëm këtë thirrje

Pas thirrjes të bërë nga kryeprokurori Olsian Çela ndaj të gjitha prokurorive të Rretheve Gjyqësore në vend që të hetojnë çdo krim zgjedhor, ka reaguar ambasadorja amerikane Yuri Kim. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Kim shkruan se SHBA mbështet fuqishëm këtë thirrje dhe se Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet.

“Prokurori i Përgjithshëm Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve në Shqipëri që të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve elektorale. SHBA e mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Yuri Kim.

Kryeprokurori Çela, në kërkesën e tij theksonte që prokurorët të marrin në trajtim të gjitha kallëzimet e bëra pranë KQZ, apo institucionet e tjera dhe të nisin hetimet e nevojshme. Ai thotë se prokurorët duhet të rrisin prioritetin dhe intensitetin e veprimeve proceduariale për të siguruar hetime të plota gjithëpërfshirëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy