Një tërmet ka goditur zonën e San Jose në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Institutit Gjeologjik Amerikan, lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 3.3 dhe ranë në një thellësi prej 1.4 kilometra.
Tërmeti zgjati disa sekonda, ndërsa banorët shkruan në rrjetet sociale për panikun që kaluan.
Nga lëkundjet sizmike nuk është raportuar për dëme materiale dhe të lënduar.



