Subvencionet për bujqësinë/ Sharka: Skema favorizon bizneset e mëdha dhe miqtë e pushtetit. Mbush hapësirën e lënë nga IPARD

Subvencionet për bujqësinë/ Sharka: Skema favorizon bizneset e mëdha dhe miqtë e pushtetit. Mbush hapësirën e lënë nga IPARD

Eksperti i Bujqësisë Eduard Sharka duke folur mbi skemën e fundit të subvencioneve në bujqësi tha se skema favorizon bizneset e mëdha, miqtë e pushtetit, dhe përjashton bizneset e vogla dhe të mesme. Duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv Sharka tha se skema bëhet për të mbushur boshllëqet e lëna nga bllokimi i IPARD-it, dhe ndjek të njëjtat procedura. 

Duhet të jesh fermë e madhe e specializuar, të shkosh të marrësh asistencën e zyrave të ekonomisë, ekspertëve të tjera, sepse është e njëjta procedurë si për fondet e IPARD-it, që i ka hequr nga skema e subvencionimit, pra skema direkte, dhe i ka cuar për të mbuluar hapësirën e lënë bosh nga bllokimi i fondeve IPARD. Por kanë lënë të njëjtën procedurë për aplikim dhe plotësimin e dokumentacionin. Me nipt fermeri mund të aplikosh deri 30-50 milionë, dhe po e kalove këtë shumë duhet të hapësh nipt tregtar. Pastaj ka procedura, duhet asistenca e kontabilistit, etj. etj. Kjo e vështirëson aplikimin, rrit koston e aplikimit. Zakonisht fermerët kërkojnë traktorë të vegjël. Por s’ia vlen, ia vlen vetëm po të marrësh traktorë të mëdhenj dhe të fuqishëm. Kjo skemë favorizon prapë bizneset e mëdha, miqtë e pushtetit, që marrin asistencën e zyrave të pushtetit dhe përjashton fermerët e vegjël, të mesëm, që nuk disponojnë këtë marrëdhënie me pushtetin. Sektori aktualisht s’është atraktiv, zë vetëm 1 për qind të portofolit të kredive, nuk guxon kush për të investuar. Nuk është marrë asnjë masë për zmadhimin e fermave. Kjo qeveri ka një mungesë të theksuar vullneti për të përkrahur sektorin kryesor të ekonomisë sonë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy