KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e ish-kreut të prokurorisë së Gjirokastrës

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e ish-kreut të prokurorisë së Gjirokastrës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi sot vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Arben Pasho, drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtar, shpalli vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Arben Pasho, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 147, datë 16.05.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 147, datë 16.05.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Pasho.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.03.2021.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Arben Pasho, me funksion prokuror/drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy