Shpallet data e zgjedhjeve parlamentare në Greqi

Shpallet data e zgjedhjeve parlamentare në Greqi

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi zyrtarisht të martën datën e zgjedhjeve parlamentare në Greqi, duke thënë se ato do të mbahen më 21 maj.

Duke folur në një takim të kabinetit në Athinë, shefi i ekzekutivit tha se nëse nuk do të formohet qeveria në raundin e parë, raundi i dytë do të mbahet jo më vonë se fillimi i korrikut.

"Qytetarët duhet të dinë për kë po votojnë si kryeministër," tha Mitsotakis, duke paralajmëruar se sistemi i thjeshtë i përfaqësimit proporcional ka rezultuar në një "vorbull paqëndrueshmërie" në vendet e tjera evropiane.

Mitsotakis tha se "Greqia është në një vend shumë më të mirë në 2023 sesa në 2019."

Duke pranuar se "u bënë gabime", ai tha se puna e qeverisë "do të vazhdojë" për të "ndryshuar Greqinë në mënyrë më jokonvencionale dhe me guxim".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy