
Pas 100 ditëve luftë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, bën një pasqyrë të situatës së vendit.
20% e Ukrainës është në duart e rusëve. Ushtria armike ka shkatërruar thuajse të gjithë Donbasin ukrainas dhe është e gatshme të vazhdojë të vrasë.
Donbasi ishte një nga qendrat industriale më të fuqishme të Europës. Tani është thjesht e shkatërruar.
Janë të paktën 2603 vendbanime urbane të kontrolluara nga armiku.
Le të shohim Mariupolin: kishte gjysmë milioni njerëz dhe tani nuk e dimë saktësisht se sa qytetarë janë vrarë nga agresorët. Të paktën dhjetëra mijëra.
Ndërhyrja ushtarake në Ukrainë nisi më 24 shkurt, duke shkaktuar me mijëra të vrarë në radhët e popullsisë civile.



