Një burrë dhe një grua hapen zjarr në një festë në jug të Kalifornisë, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 17 të tjerë. Dy të dyshuarit u identifikuan si Syed Rizëan Farook, 28 vjec dhe Tashfeen Malik, 27 vjeç, pasi mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Cifti mësohet se ishin myslimanë të devotshëm dhe gjatë këtij viti ata kishte udhëtuar në Arabi Saudite. Edhe pse motivi i ngjarjes të rëndë mbetet ende i paqartë nuk është përjashtuar terrorizmi.
Sipas shefit të policies në kaliforni, burri Syed Farook ishte një punëtor i shëndetit publik i cili mori pjesë në festën, që u mbajt në një ndërtesë konferencash në kampusin e Qendrës Rajonale Inland në San Bernardino, në ndihmë të njerëzve me aftësi të kufizuar.
Sipas policisë syed Farook u largua i nervozuar nga festa dhe më pas u rikthye duke kryer sulmin në masë ndaj njerëzve në festë.
Ende nuk është konfirmuar nëse 28 vjeçari dhe gruaja që ishte bashkëpuntorja e tij, ishin ccift apo jo . Menjëherë pas ngjarjes policia nisi një kontroll të imtësishëm. Shefi i Policisë në San Bernardino, i cilësoi vrasjet si një rast “terrorizmi të brendshëm”, dhe se po shikohet edhe mundëësia e ndonjë grindjeje.



