Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka marrë pjesë në Konferencën e Kryeparlamentarëve të Ballkanit Perëndimor. Gramoz Ruçi informoi pjesëmarrësit në lidhje me ecurinë e Shqipërisë në proceset integruese.
“Kuvendi shqiptar ka miratuar me konsensus të gjerë ligje në kuadër të reformës zgjedhore dhe asaj në drejtësi, duke përmbushur një nga detyrimet kryesore që Shqipëria ka në këtë fazë të procesit të integrimit në BE”, u shpreh ai.
Ruçi theksoi se prioritet i Kuvendit mbetet nxitja dhe forcimi i dialogut politik, i cili sipas tij solli një shembull pozitiv në maj të këtij viti, kur u arrit marrveshja Rama-Basha.
“Marrëveshja e majit solli përmirësimin e klimës politike në vend dhe riktheu opozitën në Parlament. Në kuadër të Reformës në Drejtësi, Kuvendi ka vijuar me miratimin e ligjieve prioritare që i shërbejnë integrimit. Kuvendi ka miratuar planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian”, deklaroi Ruçi.
Kryeparlamentari shqiptar tha se integrimi i plotë në BE mbetet interesi kryesor kombëtar dhe objektivi strategjik i Shqipërisë.



