“Diella” dhe përgjegjësia penale/ Zhabina: Nuk ka fuqi parapavepruese, shumë tenderë janë nën hetime, korrupsioni mbetet po aty (VIDEO)

“Diella” dhe përgjegjësia penale/ Zhabina: Nuk ka fuqi parapavepruese, shumë tenderë janë nën hetime, korrupsioni mbetet po aty (VIDEO)

Qëllimi i Diellës, një asistent virtual i krijuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është të menaxhojë procesin e prokurimeve publike, pra tenderët që qeveria zhvillon me kompanitë private.

 Synimi është që tenderët të realizohen në mënyrë objektive, pa ndërhyrje, favore apo korrupsion.

Megjithatë, gazetari Xhevahir Zhabina, i ftuar në emisionin “MCN Live”, ka theksuar se Diella nuk ka fuqi parapavepruese. 

Sipas tij, shumë tenderë janë aktualisht nën hetime nga SPAK dhe korrupsioni vazhdon të mbetet një problem i pranishëm.

Hetimet për tenderët publik të fituar nga kompani të ndryshme gjatë viteve të fundit janë ende në zhvillim. Përkundër përpjekjeve për të dhënë një imazh të ri të administratës, duket se po përballemi me një situatë ku përpiqet të krijohet ideja se një ministër do të merret me prokurimet publike dhe se ky ministër do të mbështetet vetëm në teknologji.

Po, dakord, mund të mendohet që korrupsioni do të zhduket, por çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 10 viteve të fundit? Hetimet që Prokuroria e Posaçme i ka në dorë për tenderë shumë të rëndësishëm publik, përdorimin e AKSHI-t dhe hetimet e tjera që janë ende aktive, çfarë do të ndodhë me to. 

Sipas Zhabinës, edhe pse mund të krijohet përshtypja se Diella mund të mbyllë këtë çështje, në realitet ajo nuk ka fuqi parapavepruese dhe hetimet janë ende në proces.

Prandaj ne një farë mënyre korrupsioni është po aty, kështu që edhe po të duan të mbulojnë korrupsionin dhe atë së çfarë ka ndodhur gjatë 12 viteve, kam përshtypjen se do te jetë e vështirë pasi Diella nuk ka fuqi prapavepruese, hetimet janë aty , janë duke u zhvilluar, në proces.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy