Meta: Shqipëria të rikthehet në normalitet! Konflikti nxjerr vendin nga perspektiva europiane

Meta: Shqipëria të rikthehet në normalitet! Konflikti nxjerr vendin nga perspektiva europiane

Presidenti i Republikës, Ilir  Meta ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó. Kreu i Shteti foli edhe për situatën politike në vend, ndërsa theksoi se çdo aktor, i brendshëm apo i jashtëm, që tenton të çojë vendin drejt konfliktit do të mbajnë përgjegjësi para popullit shqiptar.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka zbatimi i të gjitha prioriteteve që kushtëzojnë një vendim pozitiv të Këshillit Europian vjeshtën e ardhshme, duke nënvizuar reflektimin e palëve sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës që po përjeton vendi dhe rikthimin në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor.

Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane .Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”- theksoi Presidenti Meta gjatë takimit. 

Presidenti Ilir Meta poashtu gjatë këtij takim, vlerësoi mbështetjen e sinqertë të Hungarisë në procesin e integrimit europian dhe veçanërisht për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me BE.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy