Situata në Lindjen e Mesme/ Ministri Hoxha: Në kontakt të vazhdueshëm me shqiptarët, 17 të evakuuar

Situata në Lindjen e Mesme/ Ministri Hoxha: Në kontakt të vazhdueshëm me shqiptarët, 17 të evakuuar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një seancë dëgjimore në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi masat e marra nga autoritetet shqiptare për mbrojtjen dhe asistencën ndaj shtetasve shqiptarë në rajonin e Lindjes së Mesme.

 

Në fjalën e tij, Hoxha theksoi se, si shumë vende të tjera në Evropë e përtej, edhe Shqipëria ndikohet në aspektin politik dhe humanitar nga zhvillimet e fundit dhe përshkallëzimi i situatës së sigurisë në rajon.

 

Ai njoftoi se që me fillimin e krizës, në Ministrinë e Jashtme është ngritur një shtab i posaçëm, i cili ka funksionuar në koordinim të ngushtë me përfaqësitë diplomatike shqiptare në rajon, duke ndjekur çdo zhvillim dhe qëndruar në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët shqiptarë.

Hoxha bëri të ditur se në fillim të konfliktit në rajon ka rezultuar se janë 2,962 shtetas shqiptarë me qëndrim të përhershëm dhe 543 me qëndrim të përkohshëm. Nga këta, 2,511 janë kontaktuar drejtpërdrejt nga ambasadat, 138 prej të cilëve shprehën interes për t’u larguar.

 

“45 shtetas janë planifikuar të largohen individualisht dhe 17 të tjerë janë evakuar përmes bashkëpunimit me vende të tjera”, tha ministri Hoxha.

Ai shtoi se autoritetet shqiptare mbajnë kontakt të vazhdueshëm me ambasadorët në rajon, për të marrë informacion të përditësuar në kohë reale mbi situatën e sigurisë dhe për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë.

 

Pavarësisht nga përshkallëzimi i situatës, pavarësisht përkeqësimit të situatës së sigurisë, ndryshe nga shumë vende të tjera, Hoxha nënvizoi se Shqipëria nuk ka mbyllur asnjë prej përfaqësive diplomatike, duke vënë në plan të parë nevojën për të ndjekur zhvillimet dhe për të asistuar shtetasit shqiptarë atje.

“Jo se nuk kemi pasur respekt për stafet diplomatike, por sepse ka qenë e domosdoshme të kemi njerëzit tanë atje në terren, për të komunikuar e asistuar qytetarët tanë atje. Përfaqësitë tona kanë kontaktuar në mënyrë aktive me qytetarët shqiptarë të regjistruar në zonat e prekura, kanë organizuar procesin e regjistrimit vullnetar, kanë ofruar në mënyrë të vazhduar udhëzime për largimin nga zonat e rrezikut dhe duke koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë për mundësi evakuimi”, tha Hoxha.

 

Hoxha theksoi se paralelisht, MEPJ dhe përfaqësitë diplomatike kanë bashkëpunuar me vendet partnere dhe shtetet fqinje për të mundësuar përfshirjen e shtetasve shqiptarë në operacionet e evakuimit të organizuara nga këto vende, duke siguruar kështu alternativa të sigurta për largimin e tyre nga rajoni.

Vështirësia më e madhe, sipas ministrit Hoxha ka qenë për shtetasit shqiptarë që ndodhen në Iran, vend ku Shqipëria nuk ka përfaqësi diplomatike.

 

Duke pasur parasysh që Shqipëria nuk ka marrëdhënie dhe asnjë prani në Iran, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq në Shqipëri dhe ekuivalentin e tij në Teheran, Gjysmë Hënën e Kuqe (Iranian Red Crescent Society) është vlerësuar mundësia që, në rast kërkese nga qytetarët tanë, të ofrohet ndihmë për largimin apo evakuimin e tyre nga territori iranian.

Po ashtu, IOM ka një zyrë në Teheran me të cilën është në kontakt dhe pritet një përgjigje prej tyre lidhur me mundësitë e asistencës për shtetasit shqiptarë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy