A ju pret ndarja me partnerin? Zbulojeni nga ky test

A ju pret ndarja me partnerin? Zbulojeni nga ky test

Nëse dëshironi të dini se a është partneri juaj “i duhuri”, një test i ri mund t’ju ndihmojë që të vendosni.

Kate Wray, një eksperte e marrëdhënieve, ka shpërndarë një kuiz të thjeshtë për të cilin thotë se do t’ju ndihmojë të vendosni nëse partneri juaj është ai me të cilin do ta çoni tërë jetën.

Këto pyetje duhet t’ia bëni vetes:

1. A i besoni njëri-tjetrit pa bërë pyetje?

A brengoseni se ku është duke e kaluar natën partneri? A duhet të dini çdo detaj rreth asaj se ku është dhe me kë është? A tentoni t’ia kontrolloni mesazhet në celular fshehurazi? Nëse po, atëherë nuk mund t’i përgjigjeni me “po” kësaj pyetjeje, transmeton Gazeta Express.

2. A ndjeheni që të dy sikur jeni “fatlumi” në marrëdhënie?

Nuk duhet të ndjeheni kurrë sikur jeni “fatlumi”; kjo duhet të funksionojë në të dyja mënyrat.

3. A e imagjinoni që të dy të ardhmen së bashku, duke u plakur së bashku?

Nëse keni biseduar ndonjëherë mbi atë se si imagjinoni ta kaloni kohën e pleqërisë dhe që të dy jeni në skenarin e njëri-tjetrit, atëherë kjo është një shenjë e qartë e një marrëdhënieje të gjatë.

4. A jeni miqtë më të mirë?

Nëse i thoni çdo gjë njëri-tjetrit, flisni çdo ditë dhe qeshni së bashku, ju jeni për njëri-tjetrin dhe do të jeni përgjithmonë.

5. A i mbështesni vendimet e njëri-tjetrit?

Për të gjitha vendimet e mëdha, a jeni në faqen e njëjtë?

6. A bëni gjëra të ndryshme?

Nëse bëni gjithçka së bashku, nuk do të keni për çfarë të bisedoni dikur. Të kesh hobi ndryshe nga partneri dhe të bësh gjëra të ndryshme nga ai, vetëm sa do të shtohet interesi në marrëdhënie dhe do t’ju bëjë që ta vlerësoni kohën që e kaloni së bashku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy