
Analisti Neritan Sejamini në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke komentuar për protestën e mbajtur nga Partia Demokratike deklaroi se ajo përcolli mesazhin se shumica është e bashkuar nën Berishën.
Ai tha se kjo protestë tregoi se duhet ti bëhet gjykatësit presion sepse nuk ka më dyshim se me kë është shumica në PD.
Kam përshtypjen se kemi krijuar klishe dhe nuk po shohim realitetin, të gjitha protestat e Berishës kanë qenë paqësore. Nuk më habit fare që kjo ishte një protestë normale që PD i duhej për të treguar një farë force që ka njerëz të pakënaqur dhe për të na treguar se kjo protestë është e bashkuar nën Drejtimin Berishën. A mund ta mbash pushtetin kur shumica e popullit është kudër teje? Çështja është e thjeshtë nëse ti ke shumicën e qytetarëve me vete dhe Rama të vjedh zgjedhjet atëherë vendi destabilizohet, por kjo protestë përcolli mesazhin që PD është e bashkuar nën Berishën. Ai grupi do vejë në KQZ, sot grupi Alibeaj në mënyrën më të paligjshme shkon në KQZ dhe cakton komisionerët e opozitës. Kjo protestë tregoi se duhet ti bëhet gjykatësit presion sepse s’ka më dyshim se me kë është shumica në PD. Pjesa tjetër është harxhim energjie. Pse nuk bëhet gjyqi për PD po shtyhet e shtyhet, atëherë i bie që dikujt i pëlqen të qëndrojë kështu kjo gjendje. Përderisa ky gjykatës po e zvarrit këtë gjyq atëherë i bie që ka element politik që i duhet kjo zvarritje. Sot bëhet fjalë se kush do i regjistrojë komisionerët dhe kandidatët e PD në zgjedhje.



