MV në procesin e skriningut/ Azizi: Prokurimi publik dhe reformimi i Administratës, pikat më e ndjeshme për tu plotësuar

MV në procesin e skriningut/ Azizi: Prokurimi publik dhe reformimi i Administratës, pikat më e ndjeshme për tu plotësuar

Pas 17 vitesh pritje, sot në Bruksel u hap procesi i skriningut të Maqedonisë së Veriut, për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Përmes një komunikim me skype, analisti Berat Azizi, tha për edicionin e lajmeve në MCN Tv, se fushat që do të kenë vështirësi në plotësim kanë të bëjnë me prokurimin publik, si dhe reformimin e Administratës Publike. 

Siç dihet sot u hap procesi i skriningut dihet që RMV është me e gëzuar sepse u deshën 17 vite për tu futur në këtë proces.

Ajo që është publikuar sot nga kryenegociatori, pjesa e parë ka të bëje me prokurimin publik, ndër fushat më të ndjeshme që e ka shoqëruar Maqedoninë gjatë tërë këtyre viteve, dhe akuzat ndërmjet partive politike kanë qenë rreth prokurimit publik, pasi bëhej fjalë për projekte me shumë të mëdha të financuar nga BE.

Pos kësaj do të jenë edhe reforma të tjera që duhen plotësuar se MV i nevojiten reforma sidomos në Administratën publike, një administrate e ngarkuar e cila nuk është treguar efikase

Ne aspektin legjislativ, rekomandimet që do të japë Komisioni Evropian në fund të nëntorit, sipas analistit Azizi, kanë të bëjnë më implementimin e legjislacionit që prek të gjithë sistemet.

Rekomandimet në nëntor besoj do të jenë që MV të vazhdoj më fuqishëm në implementimin e legjislacionit që dalin nga BE dhe reformat që prekin të gjitha sistemet, sidomos sistemin e drejtësisë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit të jetë më e ashpër e jo sic ka qene deri tani. Poashtu këtu do te jenë edhe problemet politike që kanë penguar nisjen e negociatave me BE.

Shkupi fillimisht duhet të zbatojë ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për hapjen e kapitujve, thotë Azizi, e që kanë të bëjnë më Bullgarinë.

Bisedimet me Bullgarinë janë ende ne pikën fillestare. Me gjithë problemet me Bullgarinë, mendoj se Maqedonia do arrij të fus pakicën bullgare në Kushtetutë sidomos pasi i gjithë vendi është i varur nga BE.

Jam optimist se deri në fund të vitit të ardhshëm qeveria aktuale do të arrij të siguroj numrin e mjaftueshëm prej 80 votash nga 120 të pranishëm dhe të miratoj ndryshimet kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy