Studimi: Rreziku i obezitetit mund të transmetohet nga nëna tek vajza

Studimi: Rreziku i obezitetit mund të transmetohet nga nëna tek vajza

Vajzat e grave obeze ose mbipeshë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë të njëjtën gjendje si nëna e tyre, ndërsa djemtë jo. Ky është përfundimi që del sipas një studimi  të kryer nga Universiteti i Southampton dhe i publikuar në Jopurnal of Clinical Endocrinology&Metabolism.  

Specialistët studiuan masën muskulare dhe atë të dhjamit të 240 fëmijëve në tre faza të ndryshme, 4 vjeç, 6-7 vjeç dhe 8-9 vjeç.

Më pas ata krahasuan të dhënat me përbërjen trupore të prindërve të tyre përkatës. 

Analiza tregoi se vajzat kanë një indeks të masës trupore dhe masë dhjamore të ngjashme me nënën e tyre. 

Të dhënat sugjerojnë se vajzat e grave obeze ose mbipeshë kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar të njëjtën gjendje. Megjithatë, studimi nuk gjeti korrelacione të ngjashme midis nënave dhe djemve, as midis baballarëve dhe djemve apo vajzave.

Këto gjetje tregojnë se vajzat e lindura nga nëna të cilat janë obeze ose kanë sasi të larta të yndyrës trupore mund të kenë një rrezik në rritje të akumulimit të yndyrës së tepërt në trup. Duhen më shumë studime për të kuptuar pse ndodh kjo, por gjetjet tona sugjerojnë që qasjet për trajtimin e peshës dhe përbërjes së trupit duhet të fillojnë shumë herët në jetë, veçanërisht te vajzat e lindura nga nëna me obezitet dhe mbipeshë”,  tha autorja e e studimit, Rebecca J. Moon. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy