A do të largohej për të bashkuar PD-në? Berisha: Kushti i vetëm, vota e lirë

A do të largohej për të bashkuar PD-në? Berisha: Kushti i vetëm, vota e lirë

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse është i gatshëm të tërhiqet nga gara brenda PD-së me qëllim bashkimin e të djathtës.

Berisha u shpreh se i vetmi kusht që ai ka është që të pranohet vota e lirë e anëtarësisë.

Hapje të plotë në bazë të kontributeve ndaj të gjithëve ata që pranojnë votën e lirë, kjo është ajo që unë ofroj. Kushti i vetëm që mund të pranohet është vota lirë, nëse ky kusht nuk pranohet asgjë tjetër…Unë mendoj se mater matrix, nëna e nënave të problematikave në Shqipëri është shkelmimi i votës së lirë. Kam komunikim me deputetët demokratë. Me të gjithë depuetët jam i hapur për komunikim”.

Kujtojmë që Sali Berisha ftoi bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, si dhe doli i dyti në 4 bashki të tjera. Pas renditjes së PD-së si forcë e tretë politike në vend ka një presion të shtuar për dorëheqje ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy