Çipi: Më të keq se Rama s’ka, do jetë vetëm Veliaj kur të bëhet Kryeministër! Referendum, të zhdukim liderët nga politika

Çipi: Më të keq se Rama s’ka, do jetë vetëm Veliaj kur të bëhet Kryeministër! Referendum, të zhdukim liderët nga politika

Regjisori Kastriot Çipi ndan bindjen e mosbesimit tek liderit dhe mohon kategorikisht që të jetë anëtar i një partie që ka kryetar, duke thënë se është pikërisht dukuria e liderit na ka marrë më qafë.

Për emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se Kushtetuta e bazuar në demokraci direkte e bën diferencën.

Unë nuk kam asnjë dilemë se më të keq se Rama nuk ka, do jetë Erion Veliaj kur të vij, se ai do bëhet Kryeministër.

Pakënaqësitë i kam se nuk ka ideologji. Gabime të Berishës? Ndryshimi i Kushtetutës në 2008, ishte varri i demokracisë shqiptare.

Ka qenë 13 vjet në pushtet nuk ka hapur dosjet, nuk ka kthyer pronën tek i zoti, nuk ka bërë gjykime. Del tani dhe thotë se nuk e kthejmë dot pronën pas 32 vitesh.

Por unë them se prona kthehet. Se kur ka prona për arabët, ka mundësi të kthehet prona e grabitur në komunizëm.

Lidhur me Sali Berishën, deklaroi se ka pasur njerëz që i kanë dalë kundër dhe se më vonë Berisha nuk bënte dot pa ta dhe kjo çoi në dobësimin e Partisë Demokratike.

Sipas tij, tranzicioni demokratik nga viti 2008 ka shkuar mbrapsht dhe se po shkojmë drejt totalitarizmit.

Kaq duhet të mjaftonte që të zhdukim liderët nga politika! Të kufizojmë mandatet dhe kompetencat, nuk mund të kesh 3 mandate. I kam bërë sfidë PD-së:

Doni të rrëzoni liderët, propozoni të mos ketë më shumë se dy mandate. Do e rrëzojë mazhoranca, i propozova demokratëve që të dalin me referendum.

Nuk e bëjnë as Berisha dhe as Meta, edhe pse fitojnë pikë vetë.

Rama dhe Veliaj do e kenë shumë të vështirë të thonë jo, nëse mbledh 50 mijë apo 100 mijë firma!

Rama është nga ata që të kërcënon, por edhe të vret.

Këta liderë që kemi, janë liderë që kërkojnë derdhjen e gjakut, por e kërkojnë nga fakir fukarai, se vetë nuk derdhin një pikë djerse, jo më gjak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy