Mes debatesh dhe tonesh të larta është shoqëruar mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, ku Ministri Ilir Beqaj ka refuzuar të marrë pjesë për të dhënë sqarime në lidhje me shpërndarjen e Urgjencës së Tiranës.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka kërkuar anulimin e këtij urdhri, ndërsa e njëjta kërkesë është paraqitur edhe nga mjekët e pranishëm në komision. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi ka theksuar se mosprezenca e Beqajt përbën shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Regullores së Kuvendit.



