"Kushtetuesja" nis punën me dosjet "e nxehta", Vitore Tusha mbetet kryetare

"Kushtetuesja" nis punën me dosjet "e nxehta", Vitore Tusha mbetet kryetare

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të lërë në detyrë Vitore Tushën  cilësinë e kryetares, mandati i së cilës ka përfunduar prej kohësh, deri në plotësimin e 9 anëtareve të kësaj gjykate.

Në mbledhjen e së enjtes, e cila ka zgjatur për rreth 5 orë, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar gjithashtu kalendarin e çështjeve për shqyrtim në seacnë plenare, me në fokus çështjet e mbarutura dhe rëndësinë e tyre.

Në njoftimin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese shkruhet:

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, në mbledhjen e sotme të datës 7 janar 2021 vendosën si më poshtë vijon:
1. Të fillojnë procesin e hartimit të rregullave procedurale administrative në funksion të zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në nenin 7/d të ligjit nr.8557/2000 (i ndryshuar);
2. Të ngarkojnë znj. Vitore Tusha, në cilësinë e gjyqtares më të vjetër në detyrë, për të vazhduar ushtrimin e kompetencave të Kryetarit deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit;
3. Të caktojnë përbërjen e 3 kolegjeve për vitin kalendarik 2021, në bazë të nenit 13, shkronja e) të ligjit nr. 8577/2000, i ndryshuar;
4. Të caktojnë kalendarin e çështjeve për shqyrtim në seancë plenare dhe në mbledhjen e gjyqtarëve, duke pasur parasysh jo vetëm rendin kronologjik të çështjeve të mbartura, por edhe natyrën dhe rëndësinë e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy