Kikia: Historia e zgjedhjeve vendore mbyllet këtu, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i drejtë

Kikia: Historia e zgjedhjeve vendore mbyllet këtu, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i drejtë

Analisti Mentor Kikia e ka cilësuar të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shpalli të ligjshme zgjedhjet vendore. Duke i analizuar zgjedhjet në një intervistë për MCN TV, Kikia tha se ishin zgjedhje pa rivalë dhe me pjesëmarrjen më të ulët historike. Sipas tij fushata para zgjedhjeve të 25 prillit nuk promovonte programet politike, por ishte një përpjekje për të thirrur sa më shumë qytetarë që të legjitimoheshin në votime.

Intervista:

Gjykata Kushtetuese i konsideroi të ligjshme zgjedhjet vendore. Përtej anës ligjore, ai ishte një vendim i arsyeshëm politikisht ky dhe a mbyllet këtu historia e këtyre zgjedhjeve?

Kikia: Ligjërisht historia e zgjedhjeve vendore mbyllet këtu. Po të vëmë re fushatën nuk ishte për të promovuar programet por një përpjekje për të thirrur sa më shumë qytetarë që të legjitimoheshin në votime. Ishin zgjedhje pa rivalë dhe me pjesëmarrjen më të ulët historike. Vendimi i gjykatës sipas meje ishte i drejtë. Ishte hera e parë që një parti politike braktiste zgjedhjet. Një parti në një proces zgjedhor nëse nuk do ndihet gati do ta braktiste dhe kjo të bënte rrëzimin e procesit. Vendimi ka qenë për të mbyllur precedent të ardhshëm.

Partia Socialiste konfirmoi riangazhimin e patronazhistëve në zgjedhjet e ardhshme lokale. Keni një koment këtë?

Kikia: Ka një proces hetimor për shkeljet e bëra në zgjedhjet e fundit. Çështja e patronazhistëve është një çështje që duhet diskutuar. E kishin kaluar mbledhjen e informacionit, jetën private dhe kjo hapte shteg për shantazhimin e qytetarëve dhe ky është një proces i aplikueshëm. Mendoj se në këtë çështje duhet të ndalemi seriozisht që qytetarët të mos shtrëngohen për votën e tyre.

Sot Lëvizja Socialiste për Integrim lajmëroi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe për Ligjin për Agjencinë e Bashkëqeverisjes. Sipas jush është e nevojshme një Agjenci e tillë?

Kikia: Ka një inflacion institucionesh në të gjitha drejtimet. Sa herë vërehet mosfunksionimi ne nuk i shikojmë si zgjedhje rishikimin por krijomë një strukturë tjetër dhe kjo bën që të mbingarkohet administrata. Jam dakord me qëndrimin e LSI për ta shfuqizuar këtë hallkë. Nuk ka nevojë pse të shpiken artifica të reja që shërbejnë si pengesa shndërrohen në pengesa financiare në kurriz të vendit.

Në Beograd u mbajt samiti i radhës i tre vendeve, Serbi – Shqipëri- Maqedoni e Veriut. Ç’të reja solli ky takim dhe çfarë pritet në takimin e dhjetorit në Tiranë?

Kikia: Ballkani i Hapur nuk ka marrë më shumë vëmendje për atë që përmban por për nacionalizmin historik, përqafimi i liderëve. Në dy pika do ta përmblidhja si heqje të gjitha pengesave për mallrat mes dy vendeve dhe mundësia për të punuar në vendet reciproke. Duke e parë nga larg Rama dhe Vuçiç janë heronj. Por duke e parë nga brenda Shqipëria si ekonomia më pak konkurruese është e humbur në këtë marrëveshje, shqiptarët do shkojnë të punojnë në Serbi, heqja e barrierave mallrat serbe do mbysin tregun. Nuk e di nëse kjo do shërbejë për rritjen e cilësisë dhe prodhimin shqiptarë, por do të jetë një dallgë e madhe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy