BBC satirizon gazetarin e saj për servilizëm ndaj Trump (VIDEO)

BBC satirizon gazetarin e saj për servilizëm ndaj Trump (VIDEO)

Piers Morgan ka akuzuar BBC-në pas transmetimit të një karikature që përshkruante gazetarin britanik me hundën e tij në anën e pasme të Presidentit Trump. Prezantuesi i Good Morning Britain, i cili siguroi intervistën e parë ndërkombëtare me Trump javën e kaluar, kritikon BBC për përdorimin e kësaj karikature në “The Mash Report” – në përmbledhjen satirike të lajmeve.

Gazetari, së pari, shkroi në tëiter rreth karikaturës pasi ajo u shfaq në programin e kanalit BBC2. Ai akuzoi korporatën për standarde të dyfishta. “Qesharake, pasi ky imazh shihet nga shumë njerëz.  A mund të imagjinoni këtë karikaturë të publikuar nga  BBC, nëse në rolin e presidentit Tump do të ishte Hillary Clinton apo intervistuesi të ishte  një grua?”, shkroi gazetari.

"BBC mendon se kjo është në rregull për tu transmetuar.Pse standard i dyfishtë?”, pyet gazetari në reagimin e tij. Një numër njerëzish e përkrahën Morganin duke përfshirë autoren dhe gazetaren feministe Jennifer Ëright. Morgan më pas  akuzoi BBC-në për homofobi. Ndërkaq, një zëdhënës i BBC-së u shpreh se BBC ka një trashëgimi të pasur të satirës dhe “Raporti i Mash” bën një shikim satirik dhe surreal në historitë e mëdha të javës.

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy