MCN ka mësuar se ish-prokurorja Antoneta Sevdari do të mbrojë si avokate Jamarbër Malltezin, në procesin hetimor për privatizimit e ish-kompleksit “Partizani”.
Duke folur për MCN Live gazetari Arsen Rusta tha se mbi procesin mund të dëshmojnë edhe ish-ministra, si dhe ish-kryebashkiaku Lulzim Basha.
Në 13:30 do jetë masa e sigurisë, ku Bekteshi dhe Malltezi kanë konfirmuar praninë e tyre . MCN Live ka mundur të mësojë se Jamarbër Malltezi ka zgjedhur si avokate për ta përfaqësuar në proces ish-prokuroren Antoneta Sevdari, ndërsa mbetet e pazbardhur se kush do të jetë avokati që do mbrojë Bekteshin dhe ish-kryeministrin Berisha. I cili për hir të së vërtetës ka pranuar publikisht në media se ka marrë dijeni për një masë sigurie ndaj tij, por nuk ka pranuar të firmosë procesverbalin. Do të vendosë gjykata nëse do të ketë një shoqërim të detyrueshëm të ish-kryeministrit Berisha. Kjo dosje është hetuar nga ish-drejtuesi i SPAK Kraja dhe Enkeleda Millonai”.
I pyetur nëse do zgjerohet lista e personave që mund të jenë të përfshirë, Rusta tha:
Edhe nëse s’do ketë një hetim të zgjeruar, apo të thelluar, do kemi dëshmitarë ish-anëtarë të kabinetit, mes tyre ish-ministrin Ruli, Mediu, ish-kryebashkiakun Basha që rezulton se ka firmosur lejen e ndërtimit për 17 kulla, po ashtu dhe kryeministrin aktual z.Rama, i cili ka qenë për ca kohë edhe kryetar i Këshillit të Rregullimit të Territorit”.



