Në kuadër të operacionit Vjeshtë 2017 jane arrestuar dy persona, njëri prej tyre Marjel Fierza, i njohur si i besuar i Lul Berishes.
“Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017” në bazë të informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Marjel Fierza 30 vjeç, banues në Durrës.
• Genti Nderjaku 34 vjeç, banues në Durrës” informon policia mbremjen e sotme.
Në prill 2016 mediat publikuan nje raport sekret ku shkruhej se “dy grupe kriminale shumë të njohura dhe shumë të fuqishme që veprojnë në Shqipëri, tashmë janë bashkuar me njëri-tjetrin duke ritur ndjeshëm aktivitetin e tyre kriminal në disa qytete. Emiljano Shullazi rezulton që kohët e fundit të jetë bashkuar me Lulëzim Berishën, ky i fundit i cilësuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si drejtues i “Bandës së Durrësit” .



