Takimi me Sindikatën e Pedagogëve, Kushi propozon politikë pagash bazuar në performancë

Takimi me Sindikatën e Pedagogëve, Kushi propozon politikë pagash bazuar në performancë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, informon lidhur me diskutimin e zhvilluar ditën e sotme me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë në lidhje me kërkesat e parashtruara prej tyre.

Kushi thotë se pjesën më të madhe të çështjeve të parashtruara e kanë tashmë në proces draftimi edhe me Komitetin e Përbashkët të Politikave për Arsimin e Lartë dhe Konferencën e Rektorëve, të tilla si:

- mbështetja e kërkimit shkencor, e cila do të reflektohet edhe në Strategjinë e re Kombëtare të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;

- rishikimi i udhëzimit për veprimtarinë dhe ngarkesën mësimore të pedagogëve;

- rishikimi i procedurave për pagesën e orëve suplementare;

- rishikimi i kritereve për marrjen e titujve akademike;

- si dhe rritja e transparencës për veprimtarinë akademike dhe financiare të universiteteve.

Ministrja shton se ndërkohë, do të vazhdojë dialogu për politikën e pagave jo vetëm me ta, por edhe me rektorët e universiteteve dhe grupet e interesit.

Ne synojmë që kjo politikë të lidhet me performancën e universiteteve, me qëllim vlerësimin e suksesit dhe nxitjen e cilësisë dhe konkurrencës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy