Plagosja e 27-vjeçarit Emiljano Paloka nga fshati Pulaj i Velipojës, dyshohet të jetë aksidentale. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 21;45 të së martës në zonën e plazhit, ndërsa i plagosuri iu nënshtrua një operacioni dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Momentin e ngjarjes, 27 vjeçari ishte brenda automjetit bashkë me dy shokë të tij. Nga hetimet e para, dyshohet se plagosja e Emiljano Palokës ka ndodhur aksidentalisht nga një prej shokëve të tij, si pasojë e shkrepjes së pavetëdijshme të armës, në lojë e sipër brenda në makinë. Pas plagosjes, 27 vjeçari është transportuar drejt spitalit të Shkodrës nga dy shokët e tij dhe pasi e kanë lënë në urgjencë janë larguar në drejtim të paditur.
Policia i ka identifikuar dhe vijon kontrollet për gjetjen e tyre. Ndërkohë plagosja ndodhi në aksin Shkodër-Velipojë, në një vend ku nuk ka kamera sigurie.
Gazetarja Bendis Druni në një lidhje me MCN LIVE tha:
Plagosja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë, jo për ndonjë arsye tjetër. Të tre të rinjtë kanë qenë në automjet duke luajtur me njëri-tjetrin. Në momentin që Paloka është dërguar në spital, dy shokë pasi e kanë shoqëruar anë larguar në drejtim të paditur.



