KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Adnand Xhelili

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Adnand Xhelili

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Adnand Xhelili.

KPA vendosi të lërë të pandryshuar vendimin e KPK marrë në mars 2020 i cili shkarkonte prokurorin e Prokurorisë së Tiranës me arsyetimin se nuk justifikonte dy prona.

Problemet kryesore që dolën nga relatimi në seancë dëgjimore lidhen me dy pasuritë kryesore të familjes së prokurorit Xhelili, një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.

Komisioni konstatoi mospërputhje të burimit të deklaruar në vitin 2003 me atë në deklaratën veting, pasi në të parën është shënuar kredia, ndërsa tek e dyta kursimet familjare.

Mospërputhje në deklarata është konstatuar edhe për vlerën e apartamentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy