“Metamorfoza”/ Të arrestuarit kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO shtyn për në 31 gusht vendimin

“Metamorfoza”/ Të arrestuarit kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO shtyn për në 31 gusht vendimin

Gjykata Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë për më 31 gusht marrjen e vendimit për vendosjen e masës së sigurisë për të arrestuarit në operacionin "Metamorfoza".

Në një njoftim thuhet se: "Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 29.08.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 38 akti, datë 22.08.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimet e personave nën hetim P.Gj., Xh.L., E.P., A.H., O.B., ndaj vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 dhe nr. 97, datë 29.07.2023 (në lëndë të masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Lidhur me këtë çështje, seanca gjyqësore për shpalljen e vendimit u shty për tu zhvilluar më datë 31.08.2023, ora 10:00".

Ka nisur në Apelin e Gjykatës së Posaçme të Apelit seanca për operacionin “Metamorfoza”, në kuadër të së cilit ranë në pranga 6 persona. Biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltian Bistri kërkojnë lirinë, ndërkohë që SPAK kërkon mbajtjen e tyre në qeli, pasi lirimi i tyre mund të përbëjë rrezik për prishjen e provave. Sipas SPAK hetimi është ende i hapur edhe për të dyshuar të tjerë.

Kujtojmë që në këtë operacion u prangosën po ashtu ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega, Astmer Bilali dhe Edmond Preka. Grupi kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera.

Gazetari i MCN TV Arsen Rusta raporton në edicionin e lajmeve se ata kërkojnë lirinë “me argumentin se nuk mund të prishin provat, nuk mund të ndikojnë te asnjë dëshmitar, apo hetim i Prokurorisë së Posaçme, kërkojnë nga masa arrest në shtëpi, detyrim paraqitje dhe garanci financiare. Pritet që gjyqtarja Saida Dollani të japë një vendim. SPAK ka qenë i prerë duke thënë se duhet të mbeten në qeli për shkak se mund të ndikojnë te ky hetim”.

Ai shton se: “provat që po përdor SPAK, janë komunikimet e Sky Ecc, të mbërritura nga hetuesit belgë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy