Kodi njeh mbikëqyrjen/ Gjykatat nuk japin asnjë vendim pasi është jashtë funksionit

Kodi njeh mbikëqyrjen/ Gjykatat nuk japin asnjë vendim pasi është jashtë funksionit

Kodi Penal njeh lirimin nga qelia me mbikëqyrja, por gjyqtarët në mungesë të byzylykut kanë gjetur një zgjidhje duke kthyer policët e rendit në roje.

Sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë janë të përshkruara 8 masa të sigurimit personal.

Ato janë masa të vendosura nga gjykata për të garantuar zhvillimin e hetimeve penale dhe paraqitjen e të pandehurit në proces.

Masat e sigurimit personal ndahen në masa me kufizim lirie (me arrest) dhe masa pa arrest, të përshkruara sipas nenit 232 të Kodit të Procedurës Penale:

a) Ndalimi i daljes jashtë shtetit

b) Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore

c) Ndalimi dhe detyrimi për qëndrimin në një vend të caktuar

ç) Garancia pasurore

d) Arresti në shtëpi

dh) Arresti në burg

e) Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik

Si aplikohet mbikëqyrja elektronike me byzylyk në zbatimin e këtyre masave?

Mbikëqyrja elektronike mund të aplikohet ndaj personave ndaj të cilëve është vendosur një nga masat e mëposhtme: 

“a” – Detyrimi për paraqitje në policinë gjyqësore

“c” – Arrest në shtëpi

“d” – Ndalohet të largohet nga vendbanimi

Këto masa janë të përfshira në nenin 232 të Kodit të Procedurës Penale, dhe përmes byzylykut elektronik sigurohet që individi respekton kufizimet pa qenë nevoja për ndalim fizik.

Alternativat ndaj dënimit me burg

Ligji lejon mbikëqyrjen elektronike për personat që janë dënuar me një nga alternativat penale ndaj burgimit, siç janë:

Pezullimi i dënimit me kusht

Puna në dobi të komunitetit

Vendosja në shërbimin e provës

Lirimi me kusht

Këto masa synojnë rehabilitimin dhe ri-integrimin në shoqëri, ndërkohë që përmes pajisjes elektronike garantohet mbikëqyrja e vazhdueshme.

Dënimi plotësues – Neni 30 i Kodit Penal

Mbikëqyrja me byzylyk elektronik mund të aplikohet edhe kur gjykata vendos dënime plotësuese, në veçanti kur kufizohet qëndrimi në një vend të caktuar apo ndalohet lëvizja për një periudhë kohe.

Ky është një mjet që siguron zbatimin efektiv të këtyre dënimeve pa ndërhyrje fizike të vazhdueshme nga policia.

Raste të dhunës në familje

Një ndër fushat më të ndjeshme ku zbatohet mbikëqyrja elektronike është dhuna në marrëdhëniet familjare. Ligji lejon përdorimin e kësaj mase kur:

Është lëshuar një urdhër mbrojtjeje, ose Është lëshuar një urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje

Kjo bëhet në bazë të ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar.

Mbikëqyrja elektronike ndihmon në mbrojtjen e viktimës pa pasur nevojë për burgosjen e menjëhershme të autorit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy