
Mbrojtja e termocentralit bërthamor është një mbrojtje kundër katastrofës bërthamore.
Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij në video-lidhje në Forumin Ambrosetti që po zhvillohet në Cernobbio.
Ne nuk mund të lejojmë rreziqe bërthamore.
Ndërkohë një ekip ekspertësh të AIEA do të qëndrojë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia deri më 4 ose 5 shtator për të vlerësuar situatën.
Këtë e bëri të ditur drejtori i përgjithshëm i agjencisë së OKB-së, Rafael Grossi, i cili përsëriti se integriteti i uzinës është cenuar disa herë, por ende nuk mund të vlerësojë nëse aksidentalisht apo qëllimisht.



