Britani, vritet me thikë 21-vjerçari shqiptar

Britani, vritet me thikë 21-vjerçari shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar është vrarë në Britani të Madhe, si pasojë e një sulmi me thikë. Viktima mësohet se është Renato Geci, i cili momentin e ngjarjes ndodhej së bashku me një tjetër person, i cili mbeti i plagosur. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa 21-vjeçari shqiptar kishte humbur jetën në vendin e krimit. Personi tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet, u dërgua në spital, ku mundi t’i mbijetojë plagëve.

Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona, një 31-vjeçar nën akuzën e vrasjes, ndërsa një grua 27-vjeçare u prangos nën dyshimet për bashkëpunim në krim. Ata ndodhen në ambientet e paraburgimit në një stacion policor në Londër.

Një i afërm i viktimës, ka reaguar nëpërmjet një satusi në Facebook për këtë ngjarje tragjike. “Qofsh i parajsës vëlla. Do të qëndrojmë të fortë për ty, sepse kështu doje të na shikoje”, shkruante ai.

Banorët në lagjen ku ndodhi ngjarja tha se dëgjuan të bërtitura fillimisht, ndërsa më pas sirenat e policisë. “U zgjuam nga sirenat e policisë. Ishte shumë shokuese. Të gjithë banorët po më pyesnin se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Afzaal Kiani, i cili banonte vetëm disa metra larg vendit ku ndodhi ngjarja.

Ndërkohë detektivi Garth Hall ka kërkuar bashkëpunimin e njerëzve për çdo informacion të mundshëm në lidhje me ngjarjen. “Po kërkojmë për kamerat e sigurisë. Keni parë ndonjë aktivitet të dyshimtë në rrugë? Nëse keni parë ndonjë gjë që ju është dukur e pazakontë, qoftë kjo edhe e parëndësishme kemi nevojë që të na e tregoni”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy