Aksident në Lezhë, fugoni përplas këmbësoren

Aksident në Lezhë, fugoni përplas këmbësoren

Një tjetër aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës. Një furgon i linjës Lezhë-Torovicë ka përplasur një këmbësore e cila ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

E plagosura, një grua rreth 60-vjeç u dërgua në spitalin e Lezhës, pasi ka marrë fraktura në trup dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti i cili është i treti që ndodh në rrugët e Lezhës këtë të enjte, me një bilanc 4 persona të plagosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy