PD mbledh Kryesinë e partisë më 15 korrik

PD mbledh Kryesinë e partisë më 15 korrik

Partia Demokratike do të mbledhë të enjten Kryesinë e Partisë, konfirmojnë për MCN nga kjo parti.  

Në këtë mbledhje, në të cilën do të marrin pjesë edhe kritikët e kryetarit Lulzim Basha, “Grupi për PD”, me përfaqësuesit Bujar Nishani, Edit Harxhi, Ervin Kolluri, etj, do të shqyrtohet analiza e masakrës zgjedhore të 25 prillit.

Mbledhja do të zhvillohet rreth orës 18:00, ku pos analizes zgjedhore të 25 prillit do të diskutohen edhe ndryshimet në Statutin e Partisë.

Paraprakisht, të mërkurën, do të mbahet edhe mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor. 

Mësohet se sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi u ka dërguar mesazh anëtarëve demokratë, të cilët i ka njohur me rendin e ditës.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e enjte, datë 15.07.2021, ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit, për fazën e parë të saj.
  2. Shqyrtimi i ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike që do ti propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, në mbledhjen e tij të datës 17 Korrik 2021.
  3. Miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar.
  4. Njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Të mërkurën, datë 14.07.2021, orën 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, për të shprehur mendimin e tij për propozimet që do të vijnë deri të martën, datë 13.07.2021, nga anëtar të Komisionit, anëtar të Kryesisë, Kryetari i Partisë, anëtar të Këshillit Kombëtar, apo strukturat lokale të Partisë.

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy