Basha: Nuk ka dialog me PS-në pa largimin e Ramës

Basha: Nuk ka dialog me PS-në pa largimin e Ramës

Selia blu vijon të kërkojë me ngulm largimin e kryeministrit Rama, si kusht i domosdoshëm për zgjedhje të lira. Në një deklaratë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, kryetari Lulzim Basha se vetëm largimi i Ramës i hap rrugë nisjes së dialogut politik.

“Largimi i Ramës është kusht i parë dhe i panegociueshëm për nisjen e dialogut politik me PS, dialog i cili duhet të çojë në një qeveri tranzitore me mandat për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në bashkëpunim jo vetëm me aleatët tanë politikë, por me gjithë shoqërinë, gjatë ditëve dhe javëve në vijim ne do të shpalosim propozimet tona për mandatin e qeverisë tranzitore dhe propozimet tona do t’i nënshtrohen një diskutimi publik, në mënyrë që  mandati dhe detyrat e qeverisë tranzitore të mos jenë thjesht kalkulim politik i opozitës së bashkuar, por të përfaqësojnë konsensusin më të gjerë shoqëror për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë”, tha ai.

Basha tha se protestat e opozitës do të vijojnë. Në mbledhjen e sotme, Këshilli Kombëtar miratoi tre propozimet e kryetarit Basha në lidhje me strategjinë që demokratët do të ndjekin në javët në vijim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy