Gazetari Besmir Pula zbulon detaje të reja lidhur me aksidentin me një të vdekur dhe tre të plagosur në autostradën Tiranë-Durrës.
Ai tha për MCN Live, se automjeti i aksidentuar tip fugon kishte katër persona brenda, të cilët ishin nisur nga Tirana për të punuar në Durrës.
Në aksident është përfshirë një fugon po udhëtonte nga Tirana drejt Durrësit me disa punëtorë që do shkonin në punë.
Fillimisht fugoni u përplas me trafikndarësen në mes të rrugës, pas kësaj katër personat kanë dalë për të parë dëmtimet e mjetit.
Në atë moment një makinë Benz C Class, ka përplasur fugonin duke bërë që drejtuesi Gëzim Muçaj të humbë jetën.
Ndërkohë pasagjerët Shkëlqim Doçi dhe Ervin Qira aktualisht ndodhen në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, ndërsa Eduard Riba është në gjendje shëndetësore stabël.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë errësuara e rrugës, si dhe fakti që rruga po i nënshtrohet punimeve dhe ka kufizim, si dhe mjeti që duket se ecte me shpejtësi mbi normat e lejuar.
Aksidenti ndodhi rreth orës 05:05, në autostradën Tiranë-Durrës, ku Gëzim Muçaj, rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, humbi kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti u përplas me trafikndarësen.
Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me tre pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin Ismail Laçej.



