
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë protestës para kryeministrisë tha se opozita është në kilometrin e fundit dhe afër triumfit, pas viteve të një pune të vështirë kundër dhunës së narkoshtetit dhe izolimeve politike.
Ai kritikoi qeverinë, duke e quajtur “Ramaduron armikun më të egër të pluralizmit” dhe fajësues për plaçkitjen e qytetarëve dhe krijimin e “narkoshtetit të parë në Europë”.
Berisha theksoi forcën dhe vendosmërinë e opozitës, duke rikujtuar arritjet ndërkombëtare dhe qëndrimin e palëkundur kundër propagandës qeveritare.
“Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e zotit asgjë s’do të na ndalë drejt fitores sonë. Sot ne jemi para triumfit, shumëkujt triumfi mund ti duket ende larg kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria, por opozita që kemi bërë bashkë vitet e fundit ka qenë padyshim maratonë jo e lehtë.
Thuaj një kalavar maratonë e mbushur me dhunën e narkoshtetit, presione dhe izolime Projekti i Shqipërisë pa opozitë ishte turpi i historisë që ne të gatshëm për çdo çmim, kurrë nuk do ta pranonim. Në këtë udhëtim u ngritëm si feniksi nga hiri dhe nga izolimi më.
Ramaduro armiku më i egër i pluralizmit, ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, kryeministri që plaçkit dhe grabit qytetarët shqiptarë. Jemi më të fortë, më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë. Me punë, me presione të shumëllojta, por sot jemi mbledhur masivisht në këtë protestë madhështore, secili nga ne duhet të rikujtojë ato që ne realizuam së bashku hap pas hapi me qëndresën tonë, me mbrojtjen e të vërtetave që besojmë gjatë kësaj opozite të vështirë.
Në këtë udhëtim, duke qëndruar të palëkundur dhe sy më sy me narko shtetin, ne siguruam 7 rezoluta ndërkombëtare. U përballem me një organizatë kriminale të kryesuar nga Ramaduro. U përballëm me një propagandë që 24 orë mbi 24 orë mashtron, trillon, manipulon shqiptaret. Opozita ka arritur në kilometrin e fundit, para triumfit të saj”



