Ditën e sotme moti do të jetë me alternime vranësirash e intervale kthjellimesh si dhe prani të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në jug.
Vranësirat do vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në fundjavë ku do kemi mot të vranët me reshje shiu.
Në ekstremet veri-jug priten reshje shiu, ndërsa në jug reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të ulët. Edhe në veri me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Temperaturat parashikohen në zonat malore deri në -2°C dhe në zonat e ulëta më e larta në Berat dhe Gjirokastër me 20°C.



