Mel Gibson është akuzuar nga aktorja Winona Ryder se ai ka përdorur shprehje fyese për prejardhjen e saj hebreje në një festë në vitin 1995. Këto akuza të bëra në vitin 2010, janë rikthyer sërish në vëmendje në një intervistë që përfaqësuesi i Gibson dha për “The Sunday Times”. “Pretendimet e Winona Ryder janë 100% të pavërteta”, ka thënë ai.
Në lidhje me këtë deklaratë aktorja është shprehur: “Unë besoj tek falja dhe pendimi dhe shpresoj që zoti Gibson të ketë gjetur paqen me veten. Vetëm duke pranuar përgjegjësinë për sjelljen tonë në këtë jetë ne mund të ndryshojmë dhe të mësojmë të respektojmë njëri-tjetrin”.
Ryder, babai i së cilës është hebre, dhe emri saj i vërtetë është Winona Laura Horoëitz ka lindur në vitin 1971. Ajo ka deklaruar se nuk është "fetare", por është e identifikuar si hebre.
Nuk është e vetmja herë që Gibson është akuzuar për përdorimin e termit fyes, i cili aludon për vrasjen masive të hebrenjve në kampe të vdekjes naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 2012 skenaristi Joe Eszterhas akuzoi aktorin se e përdori atë ndërsa po punonin në një film për heroin hebre Judah Maçabee. Madje aktorja ka rrëfyer se Gibson ka ofenduar edhe një mikun e saj homoseksual duke i thënë “Prit, se mos na ngjit AIDS?”
Sipas aktorese Gibson me kalimin e kohës i ka kërkuar falje për këtë sjellje, po ndërkohë vetë aktori vazhdon t’i mohojë këto akuza duke thënë se janë thjeshtë trillime.



