Dy shembuj qytetarie në Sarandë dhe Gjirokastër: PD pranon humbjen dhe shtrëngon duart me fituesit

Dy shembuj qytetarie në Sarandë dhe Gjirokastër: PD pranon humbjen dhe shtrëngon duart me fituesit

Dy momente të veçanta janë fotografuar në Sarandë dhe Gjirokastër, ku pavarësisht rezultatit përfaqësuesit e PS dhe PD kanë shtrënguar duart, si një formë për të treguar se kanë pranuar dëshirën e sovranit.

Në bashkinë e Sarandës, Ina Zhupa e PD pranoi humbjen pas përfundimit të numërimit të kutive të votimit dhe u përqafua me ministren socialiste, Anila Denaj. Të njëjtën qytetari treguan edhe dy grupet e numëruesve dhe vëzhguesve në Sarandë, pas nxjerrjes së rezultateve.

E njëjta situatë ndodhi edhe në Gjirokastër, ku Tritan Shehu i PD dhe Dasho Aliko, shtrënguan duart me ministrin Bledi Çuçi dhe socialisten Mirela Kumbaro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy