Mbytja e anijes me emigrantë/ Guri: Dyshohet për defekt motorik. Autoritetet greke reaguan me vonesë

Mbytja e anijes me emigrantë/ Guri: Dyshohet për defekt motorik. Autoritetet greke reaguan me vonesë

Autoritetet greke vijojnë me hetimet dhe kërkimet intensive pas mbytjes se anijes me qindra emigrantë. Edhe pse ata pranojnë se nuk ka shprese për të mbijetuar të tjerë operacionet po vijojnë pa ndërprerje. Lidhur me këtë ngjarje, në një komunikim me MCN lajme, gazetari nga Greqia, Etmond Guri, thotë se behet fjalë për mbi 400 të zhdukur në det, nga të cilët 100 janë fëmijë që kanë qenë në bordin e anijes së përmbytur. Sipas Gurit, autoritetet thonë se dyshohet për një defekt motorik në anijen e vjetërsuar. "Sipas shifrave zyrtare kemi 79 jetë të humbura, 104 shtetas të shpëtuar dhe 400-500 të humbur të cilët ndodhen në det. Bëhet fjalë për 100 fëmijë që kanë qenë në bordin e anijes, e nisur nga porti i ibis me destinacion Greqinë. Nuk ka një version zyrtar, por sipas interpretimeve të para të specialistëve që janë njohës të mirë të aksidenteve detare, bëhet fjalë për një defekt motorik që mund të ketë futur më pas ujë në bordin e anijes, për shkak të vjetërsisë së anijes. Kushtet atmosferike janë të mira për kërkim, janë të përballueshme dhe në zonën ku ka ndodhur tragjedia, ndodhen shumë anije kërkuese, helikopter që janë në kërkim. Guri, thotë se bazuar në mediat greke që në fillim të ngjarjes ka pasur vonesë të reagimit nga ana e autoriteteve përkatëse greke edhe pas lajmërimit nga Frontex për vendndodhjen e anijes. Po të marrim rrjedhën e ngjarjes, Frontex ditën e djeshme përpara tragjedisë ka informuar autoritetet e anijeve bregdetare greke për anijen dhe vendndodhjen e saj. Ka pasur një vonesë të reagimit të autoriteteve greke, madje e kanë identifikuar si fillim, e kane fotografuar atë, por nuk kanë ndërhyrë. Kanë kërkuar të ndërhyjnë te anija, nuk kanë marrë përgjigje nga kapiteni, madje një moment është refuzuar referuar mediave greke dhe burimeve zyrtare të cilët po hetojnë tragjedinë, dhe më pas kemi tragjedinë ku edhe u lëshua sinjali sot kur rojet nisëm për të ndihmuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy