
Jaela Shkreko dhe Kevin Gjata janë një çift balerinësh që i bashkoi pasioni për kërcimet latine, një pasion që u kthye më pas edhe në dashuri.
Të ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ata rrëfyen fillimet e tyre në kërcim dhe momentin kur ndjenë për herë të parë “shkëndijën” në pistë.
Jaela:
Njohja jonë ka nisur në pistën e kërcimit, para katër vitesh.
Në fakt, jemi bashkë prej tre vitesh, por gjithçka filloi aty. Në fillim ishte për qejf, shkonim në kurse të kërcimeve latine, pastaj morëm pjesë në ‘workshop’-e me artistë ndërkombëtarë dhe vendosëm ta ndiqnim si profesion.
Impakti i parë ishte kur Kevin më puthi gjatë një kërcimi, ishte krejt spontanisht, dhe aty nisi historia jonë.
Pas tetë muajsh vendosëm të ishim bashkë. Kam qenë 21 vjeçe, e re, doja të bindesha që ishte gjë serioze dhe rezultoi e tillë.
Jaela shton se lidhja në kërcim kërkon shumë bashkëpunim dhe besim.
Ne jemi të specializuar në salsa dhe bachata. Në kërcimet latine krijohet një lidhje e veçantë mes partnerëve, sepse shumë pjesë janë improvizim.
Duhet të ndjekësh ritmin dhe udhëheqjen e partnerit, dhe kjo të bën ta njohësh më thellë.
Sot kemi edhe kursin tonë të kërcimit, që e kemi hapur prej dy vitesh.”
Kevin:
Kam qenë më parë në kërcim sportiv, por kur njoha kërcimet latine, rashë në dashuri me to.
Pikërisht në atë periudhë erdhi edhe Jaela në kurs, dhe u afrova t’i mësoja hapat e parë.
Puthja e parë ndodhi pas disa kërcimesh, erdhi krejt natyrshëm.
Në fillim mendova mos ishte gabim, por pas disa muajsh e kuptova që ishte diçka shumë e bukur. Pas rreth tetë muajsh vendosëm të ishim çift.
Në Tiranë tani organizohen shpesh evente të kërcimeve latine.
Në fillim kishim disa sfida dhe xhelozi të vogla, që janë normale kur je çift në pistë, por me kohën i kemi kapërcyer.
Kërcimi është bërë shumë i dashur për të rinjtë, dhe na gëzon fakti që çdo ditë po i bashkohen më shumë njerëz këtij komuniteti.



