Duke filluar nga viti i ardhshëm, drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor nuk do të përballen me me fletat e gjobave. Gjatë diskutimeve për buxhetin e Ministrisë së Brendshme në Komisionin e Sigurisë, ministry Fatmir Xhafaj tha se nga viti tjetër, gjobat nga policia rrugore do të vendosen në mënyrë elektronike dhe jo me fatura.
Xhafaj tha se do të ketë infromatizim të procesit të gjobave në mënyrë që të ulen abuzimet. Ai tha se kjo gjë nuk është parashikuar në buxhet, sepse janë në diskutim me disa agjenci që dëshirojnë të ndihmojnë me dondacione.
“Ne jemi duke përgatitur një dokument që do të analizojë dukuritë dhe zhvillimet lidhur me çështjet e aksidenteve rrugore dhe më shumë nevojën për të pasur një kontroll të qarkullimit rrugor. Gjatë vitit që vjen kemi parashikuar që të sigurojmë disa pajisje shtesë që kanë të bëjnë me policinë rrugore. Rritjen e pikave të kontrollit me radar. Së dyti informatizimin dhe procesin e vendosjes së gjobave dhe të mos ketë gjobë që mos mbushet me dorë nga polici rrugor dhe prerja e gjobës do të jetë elektronike për t’u ulur abuzimin. Këtë nuk e kemi parashikuar në buxhet për shkak se jamë në diskutim me disa agjenci që dëshirojnë të ndihmojnë përmes donacioneve. I kam kërkuar qeverisë austriake që të vlerësojë një masterplan për informatizimin elektronik të të gjitha akseve rrugore të Shqipërisë. Që do të thotë vendosjen e radarëve elektronikë në të gjitha akset, në zona të nxehta ku është e nevojshme që të ketë një vëzhgim elektronik më të shtuar sepse përbëjnë zona të nxehta si dhe një menaxhim me salla komandimi të të gjithë këtij fluksi informacioni në të 12 qarqet. Ky projekt shpresoj që në 1 janar të shpallet publikisht”, tha ai.



