Pesë persona mbetën të vdekur sot në Melburn të Australisë, kur një avion ra mbi një qendër tregtare. Shkak është bërë një defect në motor, që ka çuar në rrëzimin e avionit mbi çatinë e ndërtesës, ndërsa po përpiqej të ulej në aeroportin “Essendon”.
Dëshmitarët u kanë thënë mediave australiane se avioni ka shpërthyer sapo ka rënë mbi qendrën tregtare. Për pasojë, piloti dhe katër pasagjerë që ndodheshin në të mbetën të vdekur.
Fatmirësisht ngjarja ndodhi vetëm një orë para orarit të hapjes së qendrës tregtare.
Viktimat janë piloti Australian dhe katër pasagjerë amerikanë. Bëri të ditur policia.



