
Analisti Armand Shkullaku në studion e emisionit ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV teksa ka folur lidhur me Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të mbajtur më 30 prill deklaroi se ai humbi objektivin për të cilin u krijua që në fillimet e tij, bashkimin e PD. Sipas tij kjo ishte humbja më e madhe duke mos arritur dot bashkimin që synonte.
Nuk prisja si të thuash që kuvendi të ishte diçka tjetër sesa certifikim i Berishës për të marrë drejtimin partinë në raport me shumicën e votave që kanë. Do doja të shihja një PD më të bashkuar sepse ky ishte dhe qëllimi i aksionit politik që në fillim që mori grupi i rithemelimit. Aty ka vend dhe për Bashën, do lejoheshin fraksionet, mendimi ndryshe dhe një parti e bashkuar është dhe më e fortë, por kjo nuk ndodhi dhe kjo ishte humbja më e madhe e këtij kuvendi të PD, mungesa e pjesës më të madhe të deputetëve që përkthehet në mosarritjen e një qëllimi që ishte bashkimi. Humbi objektivin ky kuvend, sepse kush e ka shumicën ne nuk kishim më dilemë, dhe objektivin e bashkimit ky kuvend nuk e arriti dot.



