Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkon bisedime të drejtpërdrejta me homologun e tij kinez Xi Jinping për ta ndihmuar në përfundimin e pushtimit rus të Ukrainës.
"Është një shtet shumë i fuqishëm. Është një ekonomi e fuqishme. Kështu që mund të ndikojë politikisht dhe ekonomikisht në Rusi”, shprehet Zelensky.
“Kujtojmë që Kina është gjithashtu një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Zelensky në një intervistë 40-minutëshe në Zoom.



