Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar pas shkatërrimit të një rrjeti prostitucioni në Shkodër. Xhafaj thotë se janë identifikaur edhe 2 grupe të tjera kriminale, që do të goditen.
Operacioni “Forca e ligjit”, në fazën e dytë të aplikimit në Shkodër, pas atij të Fierit, solli edhe reagimin e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një status në Tëitter ai deklaron se në Shkodër janë edhe dy grupe të tjera të identifikuara, që do të goditen.
“Tjetër ndëshkim në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”: një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër. Përkushtim&profesionalizëm, sukses i merituar i policisë Shkodër&Forcave operacionale. Bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes. Përgëzime te gjithëve!FLM!”-shkruan Xhafaj. Në operacionin e koduar “Balerina” u arrestua 50-vjeçari Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç dhe Kastriot Musa, 41 vjeç si dhe 5 vajza.



